Lajmet e fundit

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se këtë sezon skuadra e Juventusit është një rrezik serioz në Ligën e Kampionëve.
Trajneri legjendar theksoi se "Zonja e Vjetër" mund të triumfojë pasi me përforcimet e kryera mund të rivalizojnë bindshëm Realin, Barcelonën apo Bayern Munichun.
“Në këtë moment Barcelona dhe Real Madrid kanë diçka më shumë se skuadrat tjera, por e përsëris se Juventus ashtu siBayern Munich janë në mesin e skuadrave që mund të mposhtin këdo në Ligën e Kampionëve.
Një pikë e fortë është Allegri, trajner i madh, ndërsa faktor pozitiv është edhe stadiumi i tyre, i bukur dhe i rrallë në Itali.
Në 50 vjet të karrierës time e kam të vështirë të kujtojë eliminime të mëdha tëskuadrave italiane”, u shpreh Ferguson që ka një vlerësim të veçantë për Juventusin.