Lajmet e fundit
Ish menaxheri i Manchester United ka thënë se asi i Real Madrid është shembull i përkryer i një punëtori, duke lavdëruar etikën e punës dhe talentin e tij

Sir Alex Ferguson beson se ai ka krejt pak merita për zhvillimin e Cristiano Ronaldo, si një nga lojtarët më të mirë në histori.
Ferguson e transferoi Ronaldo si të ri nga Sporting në vitin 2003, duke e kthyer në Topt të Artë të vitit 2008, para se portugezi të transferohej tek Real Madrid.
Por 74 vjecari ka thënë se ai ka pak merita për atë që është sot Ronaldo.
“Ronaldo është shembull i përkryer i një njeriu që e ka zhvilluar veten. Do të ishte e lehtë të thosha që “ai është produkt imi”‘.
“Por ne i dhamë atij vetëm platformën për t’u bërë lojtar i madh. Praktika e tij e punës është e jashtëzakonshme. Është lojtar brilant”.