Lajmet e fundit

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se superylli, Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet në Manchester United.
Portugezi është larguar nga Old Trafford, gjashtë vite më parë për 80 milionë euro, kur kaloi në Real Madrid. Ai për këtë kohë u bë ikonë e këtij klubi, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori.
Pavarësisht se vet lojtari ka deklaruar se dëshiron që të pensionohet në Real Madrid, ka pasur spekulime se 30 vjeçari mund të rikthehet në Old Trafford.
Por këtë gjë e përjashton Ferdinand, i cili thotë: “Ai lufton për çdo vit që të fitojë titullin e ligës dhe atë të Champions League. Kështu ai nuk ka kohë për të humbur”, transmeton Klan Kosova.