Lajmet e fundit
Mbrojtësi është raportuar të jetë i pakënaqur tek Real Madrid, duke hapur spekulimet për një kalim të mundshëm tek Manchester United.

Rio Ferdinand beson se Sergio Ramos është duke e përdorur kalimin e mundshëm tek Manchester United si kërcënim për të përmirësuar kontratën e tij me Real Madridin.
Mbrojtësi të mërkurën zhvilloi takim me drejtuesit e klubit të cilëve hapur u shfaqi pakënaqësinë e tij për trajtimin që merr.
Që atëherë, Manchester United ka qenë ngushtë i lidhur me një transfer të reprezentuesit spanjoll, por Rio Ferdinand mendon se nuk ka gjasa që kalimi të ndodhë.
“Ramos tek United? Nuk do të ndodhë. Ai nuk do të transferohet tek United”.
“Ai do të qëndrojë në Madrid, me një kontratë të përmirësuar. Ndoshta agjenti i tij është duke e përdorur këtë kërcënim për të fituar një marrëveshje që i leverdis”.