Lajmet e fundit

Rio Ferdinand ka mirëpritur Jose Mourinhon tek “klubi më I madh në botë” pasi një raport ka dalë që portugezi ka nënshkraur një kontratë për t’u bërë trajner i Manchester United.
Sky Sports News njofton se Mourinho ka kompletuar kontratën për kalim në Old Trafford të enjten dhe përderisa klubi ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtarë, një gjë e tillë pritet të ndodh të premten.
Dhe Ferdinand që ka bërë 400 paraqitje për djajtë e kuq dhe ka fituar gjashtë tituj të Premeri Ligës dhe një të Ligës së Kampionëve, është plot shpresë se Mourinho mund ta kthej United-in aty ku ka qenë më parë, në majat e futbollit evropian me fitimin e titujve, pas periudhës dëshpëruese që kur Sir Alex Ferguson u largua dhe pas tij pauses ishin David Moyes dhe Louis van Gaal.