Sezoni i katërt i spektaklit Big Brother VIP Kosova ka shënuar një rekord të ri në hapësirën digjitale.
Për 101 ditë transmetim, nga 17 nëntori deri më 27 shkurt, ky edicion ka grumbulluar hiç më pak se mbi 9 bilionë shikime në katër platformat kryesore sociale, duke e kthyer fenomenin televiziv në një superfuqi online.
Shifrat flasin vetë:
YouTube: 430 milionë shikime
Facebook: 2 bilionë shikime
Instagram: 4.6 bilionë shikime
TikTok: 2 bilionë shikime
Në total, mbi 9 bilionë klikime, reagime, shpërndarje dhe komente që dëshmojnë interesimin masiv të publikut.
Që nga nata e parë, formati arriti të dominojë diskutimet publike, trendet dhe algoritmet, duke u bërë temë e përditshme në rrjete sociale.
Ky rezultat konsiderohet si një tregues i qartë i fuqisë së formatit dhe i lidhjes së fortë që spektakli ka krijuar me audiencën. /Klankosova.tv

●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.