Lajmet e fundit
Fenerbahce janë shumë serioz për të blerë sulmuesin e Manchester United, Robin Van Persie.

Drejtuesit e klubit turk për holandezin kanë shprehur interesim ditë më parë, ndërsa kanë dërguar ofertë zyrtare për të.
6.5 milionë euro është shuma e mjeteve që Feneri ka dërguar drejt Manchesterit.
Holandezi nuk ka pasur paraqitje të mira në sezonin e fundit, ndërsa edhe vet thuhet se është i interesuar që të largohet.
Tash do të mund të pritet oferta tjetër për lojtarin, pasi ajo e para është refuzuar nga drejtuesit e Djajve të Kuq.