Lajmet e fundit

Ekzistojnë shumë argumente pro dhe kundër gjidhënies natyrale.
Andaj dikush ka vendosur që të krijojë një projekt për mbështetjen e grave që zgjedhin që fëmijët e tyre t’i rrisin përmes gjidhënies natyrale.
“Unë kam nisur këtë iniciativë pasi kemi parë se në rrugë ka shumë reagime negative për nënat e reja që zgjedhin gjidhënien, e aq më shumë kur ajo ndodh në publik”
“Une po përpiqem që t’i thyejë këto barrier dhe t’i bind femrat se ato duhet të jenë të sigurta në vetvete dhe të mos bëheni produkt i nënvlerësimit të vetvetes vetëm pse dikush ka vendosur disa standard të ashtuquajtura të bukurisë” tha iniciuesja e kësaj iniciative, transmeton Klan Kosova.
Andaj femrat nga gjithë bota që e mbështesin gjidhënien kanë vendosur të ndajnë fotografitë e tyre duke i dhënë gji vajzave ose djemve të tyrë në mënyrë që të jenë në mbështetje të nënave të reja që janë pre e paragjykimeve nga publiku mbi këtë çështje.