Shumica e debateve në zyre fillojnë për temperaturen pasiqë jo për të gjithë është e përshtatshme.
Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë… është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur meshkujt dhe femrat ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.
Sipas një studimi të ri, rritja e termostatit mund të jetë fitimprurëse për produktivitetin e femrave.
Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se rritja e temperaturës në zyre mund t’ua përmirësojë femrave aftësinë për t’i kryer detyrat e caktuara kognitive. Për këtë studim, i cili është publikuar në revistën shkencore “Plos One”, hulumtuesit i kanë analizuar 543 studentë.
Pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se femrat performojnë më mirë në detyra verbale dhe matematikore kur janë në temperatura të larta.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.