Lajmet e fundit

Ellen Fein dhe Sherrie Schneider janë bërë të famshme për librin e tyre bestseller “The Rules”.
Mijëra gra në gjithë botën tashmë kanë vënë në praktikë këshillat e tyre për të joshur burrat e tyre dhe duket se kanë pasur shumë rezultate, njofton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa nga rregullat më interesante të nxjerrur nga ky libër, në mënyrë që gratë t’i mbajnë burrat “të çmendur” pas tyre.
Mos vraponi tek telefoni sa herë që ai telefonon. Mund të jeni të zëna, çfarë ka të keqe me këtë?

Mesazhet pas mesnatës janë tabu. Vajzat me pretendime serioze flenë në atë kohë, edhe nëse nuk është vërtetë kështu
Qëndroni larg profilit të tij në rrjetet sociale, dhe shkruan në murin e tij sa më rrallë që është e mundshme
Bisedoni me njëri-tjetrin jo më shumë se 20 minuta në ditë. Bëjeni atë që të gjejë kohë të ju takojë