Lajmet e fundit

Kjo fotografi e një tre vjeçari i quajtur Ciaran Rogers është lumturia e një nënë që nuk hoqi dorë lehtë nga sakrifica e të qenit nënë.
Nëna e tij Gemma, është tejet e lumtur për djalin e saj tre vjeçar, pasi që në javën e 20-të të djalit, mjekët i thanë 24 vjeçares së foshnja e saj ka gjasa që të lind i paralizuar, dhe nuk do të mund të jetojë gjatë.
Asaj i është thënë të ndërpresë shtatzëninë, por Gemma refuzoi dhe kishte thënë se ishte vendimi më i mirë që ajo e ka marrë ndonjëherë, transmeton Klan Kosova.
Ciaran, tre vjeçar ka lindur pa asnjë problemi shëndetësor dhe është duke u zhvilluar si çdo foshnje tjetër.
Ajo tha: "Instinkti i një nëne është gjithmonë i drejtë dhe nuk kam hequr dorë nga shpresa për të birin tim, edhe pse mjekët thanë se do të lind me aftësi të kufizuara".
"Ai është një mrekulli, dhe tani jam e zemëruar që mjekët më thanë të shpëtoj prej tij".
Gemma dhe bashkëshorti i saj Ross ishin shkatërruar kur iu dha lajmi se foshnja do të lind i paralizuar.
Mjekët kishin paralajmëruar se ka një problem në shpinë i cili nuk do e lë të zhvillohej si duhet, dhe se do të ishte vetëm barrë për prindërit e tij.