Lajmet e fundit

Magnus Wennman, fotografi që ka fituar çmim edhe në Stokholm, ka publikuar një seri të fotografive ku ka zbuluar se në çfarë gjendje e kalojnë natën fëmijët sirian.
Ai për të bërë këto fotografi ka lëvizur në shumë pjesë ku ka refugjatë sirian dhe ka dëgjuar rrëfimet e tyre.
Në një intervistë për CNN, Wennman, i cili fotografitë i bëri për gazetën suedeze Aftonbladet, ka thënë se konflikti dhe kriza mund të jetë e vështirë që njerëzit ta kuptojnë, por nuk është e vështirë për të kuptuar se fëmijët kanë nevojë për një vend të sigurt ku mund të flenë, transmeton Klan Kosova.