Lajmet e fundit

Fotografi Sam Edmonds, në janar të vitit 2014 ishte në një festival të fotografive në Dhaka të Bangladeshit.
Në një prej ditëve ai kaloi në një park të vogël të quajtur Robindra Shorbod, që është edhe si “shtëpi” për rreth 10 fëmijë që jetojnë në rrugë, transmeton Klan Kosova.
Fëmijë që kërkojnë lëmoshë në rrugë, mbledhin gjëra nga koshat e mbeturinave jetojnë në këtë park në jug të kryeqytetit të Bangladeshit.
Por, edhe pse jetojnë në kushte shumë të vështira ata ndajnë ushqimin e tyre bashkë me 10 qen me të cilët jetojnë.
“Gjatë ditëve të festivalit, kohën e shpenzoja me djemtë dhe qentë e tyre, kështu duke mësuar për rutinën e tyre si dhe metodat e mbijetesës”.
“Në fotografi mund të duken vetëm si individ, por së bashku ata të gjithë janë një familje”, është shprehur Edmonds.
Këto fotografi tregojnë forcën por mbi të gjitha dashurinë dhe shoqërinë në mes të këtyre jetimëve si dhe qenve të tyre të adaptuar.