Lajmet e fundit

Fëmijët e nënave që punojnë, zhvillohen më shpejtë se ata fëmijë të ëmat e të cilëve rrijnë në shtëpi.
Një studim i ri ka zbuluar se të kaluarit kohë me gjyshërit dhe po ashtu në kopsht, i ka përmirësuar aftësitë e fëmijëve si të folurit dhe interaktivitetin social e po ashtu edhe detyra të përditshme, si të vishen e të hanë vet.
Në anën tjetër, ata fëmijë që qëndronin me nënat e tyre në shtëpi, ishin më pak të avancuar, kanë deklaruar shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe të London School of Economics, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Studimi ka testuar fëmijët në katër faza të ndryshme të zhvillimit dhe ka gjetur se ata të cilët rrinin me nënat që nuk punonin, kishin aftësi më të pakta.