Lajmet e fundit

Babai i dy fëmijëve pas një beteje tre vjecare kundër sëmundjes së neuroneve motorike, ka ndërruar jetë , përderisa gruaja e tij ende lufton me kancerin terminal.
Paul Coulston 40 vjecar nga qyteti Ulverston, u diagnostifikua me sëmundje të muskujve në prill të vitit 2012, 3 vite pasi gruaja e tij Clare u diagnostifikua se kishte kancerin terminal në ezofag.
Zotri Coulston vdiq të dielën.
Megjithatë për shkak të situatave të tyre shëndetësore, ata të dy kishin bërë marrëveshje me kujdestarie për dy fëmijët e tyre Evelyn 7 vjecare , dhe Finlay 9 vjecar, të cilët do të rriten të vetmuar pasi që edhe nëna e tyre sipas mjekëve shëndetësor nuk do të ketë edhe shumë kohë për jetën.
Ndërsa për Mail Online znj. Couslton tha :
‘’Ne vetëm i falënderojmë të gjithë për mbështetjet e tyre të dhëna për ne, jo vetëm tani por edhe për ditët që do të vijnë’’.
Para se zotri Coulston të sëmurej, ai ishtë zëvendës mësues në shkollën e Shën Gjergjit në Barroë.
Zemrat e dashuruara të cilët u njoftuan me njëri tjetërin në Universitetin St Martin, në ,Lancaster tani kanë dy fëmijë, historia e ciftit bëri bujë në gjithë botën, pasi ata të dy ndanë përvojat e tyre kur u diagnostifikuan me sëmundje kërcënuse për jetën e tyre, përcjellë Klan Kosova.