26.01.2018 · përditësuar para 3100 dite1 min lexim
Femrat që presin fëmijë mund të rrisin inteligjencën e të vegjëlve të tyre duke ngrënë më shumë fruta.
Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Albertës në Kanada thotë se çdo frut i konsumuar gjatë shtatëzënisë rrit nivelin e zgjuarsisë te fëmijët, shkruan Top Channel.
Deri më sot njihej vetëm peshku si ushqimi që lidhej me rritjen e zgjuarsisë. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden te ai ndërtojnë membrana të shëndetshme në qelizat e trurit dhe shkencëtarët kërkonin të dinin nëse edhe frutat e bënin këtë gjë.
Rezultati i studimit tregoi se edhe frutat ndihmojnë në këtë aspekt.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.