Lajmet e fundit

Ylli i Hollywood Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si The Rock, e ka shndërruar një djalosh dhjetë vjeçar në një hero të vërtet, pasi që ky i fundit e ka kopjuar një skenë të njërit prej filmave të Johnson për t’i shpëtuar jetën vëllait.
Kur Jacob O'Connor e ka gjetur vëllanë e tij dy vjeçar të shtrirë në pishinë me fytyrë poshtë nuk kërkoi ndihmë nga dikush i moshës madhore, mirëpo e kujtoi një skenë nga filmi San Andreas.
Jacob, nga Michigan, ia ka dalë ta tërheq vëllanë e tij nga pishina dhe ka filluar ti bej pulsim (shtypje të kraharorit kur ofrohet ndihma e parë mjekësore), njëjtë siç e kishte parë The Rock tek filmi i tij.
Dyvjeçari Jacob më pas është dërguar në spital dhe është shëruar plotësisht.
E kur dëgjoi për këtë rast vetë aktori shkroi disa fjalë për vogëlushin Jacob.
“Wow çfarë historie madhështore. Ti je një hero i vërtet. Të gjithë jemi krenar me ty” ka shkruar Johnson.