Lajmet e fundit

Një drogë e njohur si suramin, e zhvilluar fillimisht për trajtimin e sëmundjes së gjumit, prodhoi rezultate dramatike te një 14 vjeçar pas përdorimit të një doze të vetme, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.
Ai arriti të thotë fjalinë e parë të plotë në jetën e tij, dhe përmirësoi sjelljen sociale.
Autizmi mund të trajtohet nga një drogë që ka qenë rrotull për më shumë se 100 vjet, sugjeron një hulumtim i ri.
Autori i studimit profesor, Robert Naviaux, nga universiteti i Kalifornisë në San Diego, tha: “Ne kishim katër fëmijë që nuk flisnin të përfshirë në eksperiment , dy 6 vjeçarë dhe dy 14 vjeçarë. 6 vjeçari dhe 14 vjeçari që morën drogën arritën të thonë fjalitë e para në vetëm një javë pas përdorimit të një doze të vetme.”
1 në 68 fëmijë në SHBA dhe 1 në 100 në Britani të Madhe janë të prekur nga çrregullimi i autizmit.