Lajmet e fundit

Presidenti i Olympique Lyonnais, Jean-Michel Aulas, e ka ritheksuar se Nabil Fekir nuk do të largohet nga ky klub këtë stinor.
Për më tepër, ai ka thënë se kampioni i botës me Francën i cili ishte afër një kalimi prej 60 milionë funtesh te Liverpool, mund ta zgjasë kontratën e tij me Lyon-in.
“Në futboll, asgjë nuk mund të ndalohet”, ka thënë Aulas për Canal +.
“Nabil do të jetë këtu këtë stinor, kemi nevojë për të. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë francezë”.
“Menjëherë i kam thënë që nëse do të qëndrojë, mund t’ia zgjasim kontratën”.