Cory Booker është fejuar.
Senatori 56-vjeçar i New Jersey-t, ndau lajmin emocionues të fejesës së tij me Alexis Lewis në Instagram, ndërsa ndau fotografi nga momenti që ndodhi gjatë një udhëtimi në Haëaii.
“Alexis është një nga bekimet më të mëdha të pamerituara të jetë sime. Ajo më ka transformuar duke më ndihmuar të vendos në themel dhe të përqendrohem në jetën time”, shkroi ai. “Jam i emocionuar, unë dhe Alexis jemi fejuar”.
Ish e dashura e Cory, Rosario Dawson, me të cilën ai ishte në lidhje nga viti 2019 deri në vitin 2022, e uroi çiftin e ri duke shkruar: “Dashuri, dashuri, urime për ju”.
Cory zbuloi së fundmi se ai dhe Alexis janë bashkë për rreth një vit e gjysmë dhe ndajnë një shtëpi së bashku në Uashington, DC., transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.