Lajmet e fundit

Një djalë zemërthyer e ka "fejuar" të dashurën e tij të vdekur.
Lajmi u bë i ditur, pasi ai ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet një unazë fejese në gishtin e të dashurës.
Abigail Hall, 18 vjeçare, ishte rrëzuar aksidentalisht në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një javë më pas vdiq, duke lënë kështu të shktaërruar Josh Thompson, të dashurin e tij, transmeton Klan Kosova.
Më pas, Josh kishte kërkuar leje nga familja e vajzës për t'i vënë unazën në gishtin e saj.
Madje ai kishte shkruajtur "Unë dhe Abigail jemi fejuar. Ajo është jeta ime".
Ai kishte planifikuar t'i propozojë Abigailës para vdekjes së saj të parakohshme, por ai tani ka shkruajtur në Facebook: "Fjalët nuk mund të shprehin dashurinë që kam për të, ajo ishte arsyeja që unë zgjohesha çdo mëngjës".
"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që i keni dhënë familjes së Abbie-së dhe mua. Jeta ime nuk do të jetë më e njëjtë, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin".
Abbie, nga Doncaster, South Yorks, sapo kishte filluar studimet në shkencat bio në Universitetin e Sheffield Hallam.