Motra e madhe e Kardashianeve, Kourtney, është fejuar me të dashurin e saj, Travis Barker.
Ylli i Keeping Up With the Kardashians e ka konfirmuar këtë lajm në Instagram duke ndarë fotografi nga propozimi romantik me mbishkrimin "Përgjithmonë @travisbarker".
Sipas TMZ, i cili ishte i pari që raportoi fejesën, Barker propozoi në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni. Muzikanti planifikoi një aranzhim të përpunuar me lule në rërë para se të binte në gjunjë dhe të shtronte pyetjen magjike.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.