Lajmet e fundit

Zilet e dasmës po bien!
E dashura e Jude Law, Phillipa Coan, duket se e ka konfirmuar fejesën e tyre duke treguar unazën e saj të fejesës me gur diamanti.
Psikologja 32 vjeçare është parë në Londër derisa kishte vënë edhe unazën, disa ditë pasi britanikja “The Sun” kishte raportuar se çifti tashmë është fejuar.
Sipas kësaj reviste, aktori 46 vjeçar Law dhe Coan do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në muajin maj, pas katër vjetësh lidhje dashurie.
“Dasma e tyre do të jetë tradicionale ku do të ketë shumë pije dhe vallëzim. Jude dhe Phillipa janë në lidhje tash e sa kohë dhe kalojnë shumë mirë bashkë, ky është një hap që vjen në kohën e duhur për ta”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për “The Sun”.
Aktori i Captain Marvel i ishte referuar Coan si “partnerja e tij” derisa po e promovonte filmin e tij të ri Marvel, më herët gjatë këtij muaji.
Law ka tre fëmijë me ish-gruan e tij, Sadie Frost – djemtë Rafferty (22), Rudy (16) dhe vajzën Iris (18).
Në ndërkohë ai ka edhe një vajzë nëntëvjeçare [Sophia] me ish të dashurën e tij Samantha Burke dhe vajzën trevjeçare Ada me ish të dashurën Catherine Harding.