Lajmet e fundit

Një çift me një moshë të kombinuar për 187 vitesh, kanë vendosur që më në fund t’i bëjnë gjërat zyrtare.
Bill Griggiths 91 vjeçar i propozi Flo Marshallsay 96, në fillim të këtij muaji në shtëpinë e tyre në Oldbury, West Midlands, mbi një filxhan me çaj.
Flo tha po dhe çifti janë duke u përgatitur për t’u martuar në frontin e miqve dhe familjes më 16 janar– ata kanë pesë fëmijë dhe 14 nipër e mbesa.
“Bill më shikoi mua dhe tha: “Flo do të martohesh me mua? “, tha Flo e cila mundi kancerin e zorrëve tre vjet më parë, transmeton Klan Kosova.
“Unë i thash po dhe ai më dha një puthje të madhe të madhe. Ai nuk ishte ulur në gjunjë, por ishte shumë romantik”.
Ajo shtoi: “Nuk po besoja kur ai më pyeti. Me të vërtetë më befasoi, por ja që jëta është më plot surpriza”.
“Ju nuk jeni të vjetër për t’u martuar. Ju jeni i vjetër aq sa ju e mendoni. Fizikisht unë jam, por mendërisht jam e shëndetshme si një violinë. Në qoftë se dikush më thotë se jam e vjetër unë do t’u them atyre se po flasin kot”, shtoi Flo.
Çifti kanë njohur njëri-tjetrin për rreth 20 vite. Ata u takuan në vitin 1982, pasi që Flo kishte humbur burrin e saj George, derisa Bill ishte ende i martuar me gruan e tij Joan.
Në vitin 1997 vdiq edhe gruaja e Bill-it.