Arielle Vandenberg dhe Matt Cutshall janë fejuar.
32 vjeçarja hyri në Instagram për të njoftuar se mori një propozim, transmeton Klan Kosova.
“I fejuari im. Ti je i vetmi. Ai që më bën të buzëqesh”, shkroi Arielle duke treguar unazën e saj ndërsa Matt e puthi në faqe.
“Atij që i besoj me zemër. Ai që më bën të ndjehem kaq e dashur dhe e bukur. Ai që lutet bashkë me mua. Ai që më ben të ndjehem e sigurt. Ai që e desha përgjithmonë. Të dua shumë”.
Arielle dhe Matt ishin miq disa vjet më parë, përpara se ta konfirmonin se ishin zyrtarisht çift në vitin 2017.
https://www.instagram.com/p/B2mzSD7h2gO/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.