Roger Federer thotë se ai mund të tërhiqet nga "Roland Garros" nëse ka shumë rrezik për gjurin e tij dhe për perspektivat e tij në Wimbledon, nëse vazhdon garën.
Zvicerani e mposhti Dominik Koepfer në një ndeshje që zgjati mbi tre orë e gjysmë, të shtunën, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv
Kjo është ndeshja e gjashtë e Federer pas operacionit që e kishte në gju. 39 vjeçari, do të luajë kundër Matteo Berrettini të hënën.
Por ai tha se do të vendosë të dielën nëse tani është "koha perfektë për të pushuar". Tenisti mashkull më i trofeshëm, nuk kishte rrjedhshmëri dhe besim në lojën e tij para se të kalonte për të mposhtur Koepfer të Gjermanisë 7-6 (7-5) 6-7 (3-7) 7-6 (7-4) 7-5.
Federer po luan në turneun e tij të tretë që nga janari 2020 dhe thotë se ai po e përdor atë për të krijuar kondicionin e duhur për Wimbledon, i cili fillon në sipërfaqen e tij të preferuar të barit në fund të qershorit.
"Ne i kalojmë këto ndeshje, i analizojmë shumë dhe shikojmë se çfarë do të ndodhë më tej," tha ai.
"Ne do të bëjmë të njëjtën gjë këtu të dielën, sepse unë duhet të vendos nëse vazhdoj të luaj apo jo. A nuk ka rrezik shumë në këtë moment të vazhdoj të shtyj apo kjo është vetëm një mënyrë perfekte për të pushuar?"
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.