Lajmet e fundit

Roger Federer është kualifikuar në çerekfinale të turneut “Indian Uells” pas fitores së pastër ndaj Jeremy Chardy-t.
Numri një në botë e mposhti francezin 2:0 në sete, 7:5 dhe 6:4.
Zvicerani është i pamposhtur në vitin 2018, duke fituar 15 takime, dhe duke rrëmbyer dy tituj, Australian Open dhe Rotterdam Open.
Ky është starti më i mirë sezonal i Federerit që nga viti 2006, ku kishte fituar 33 nga 34 ndeshjet që i kishte zhvilluar.