Lajmet e fundit

Tetër herë fituesi i Wimbledon, Roger Federer, është eliminuar nga kjo garë pas një ndeshje fantastike që u zhvillua sot mes tij dhe Kevin Anderson.
Triumfuesi i kësaj përballjeje u mor vesh vetëm pas katër orësh lojë, dhe tenisti afrikan arriti ta bëjë kthesën ndonëse po humbte në dy sete, madje në një moment ishte një pikë larg eliminimit.
Megjithatë, ai u rikthye për ta fituar lojën, 2:6, 6:7, 7:5, 6:4, 13:11.