Lajmet e fundit

“Dua të konfirmoj mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për gazetarët në Kosovë dhe për organizatën tonë anëtare. Për ne, asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar dhe respektimin e lirisë së shtypit”, deklaroi Lainez transmeton Klankosova.tv.Ajo kritikoi vendosjen e sanksioneve financiare ndaj mediave që mbajnë qëndrime kritike, duke e cilësuar një praktikë të tillë si formë të censurës.
“Vendosja e sanksioneve ekonomike ndaj mediave që janë kritike është një formë censure. Demokracia ka nevojë për gazetari të lirë. Solidaritet me kolegët tanë”, tha presidentja e IFJ-së.Reagimi vjen në një kohë kur debatet për lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale në Kosovë kanë nxitur shqetësime brenda dhe jashtë vendit. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve është organizata më e madhe globale e gazetarëve, që përfaqëson rreth 600 mijë profesionistë të medias përmes 187 sindikatave dhe asociacioneve në më shumë se 140 vende të botës.