Lajmet e fundit

Krahas paralajmërimit për mbajtjen e kampionatit të tretë shtetëror të Kosovës në sportin e golfit, në këtë konferencë u dha edhe një lajm i madh. Lavdim Zylfiu, nënkryetar i Federatës së Golfit, tha se zyrtarisht kanë aplikuar për t'u bërë anëtarë në EGA, më pas do të mbahet kongresi, kurse ka besim që Kosova do të pranohet.
Në konferencën e të martës, u prezantua edhe fanella e Kosovës.
Pranimi i federatës kosovare në atë evropiane po shihet si mundësi e jashtëzakonshme dhe, sipas Zylfiut, kjo kalon kufijtë e sportit, pasi shumë sponsorë nga mbarë Evropa mund të vijnë në Kosovë.
Kampionati i tretë shtetëror i Kosovës do të zhvillohet më 30 shtator në një resort në Gjermani.
Do të marrin pjesë 55 lojtarë të golfit nga dhjetë shtete, përfshirë pesë lojtare femra.