Lajmet e fundit

Këtë të marte është ndarë nga jeta Haqif Mulliqi, një personalitet i rrallë që ka lënë gjurmë në shumë fusha.
Pos si profesor e dramaturg, Mulliqi ishte shquar edhe si hendbollist. Ai ishte lojtar i dalluar në skuadrën e Prishtinës, ndërsa më pas edhe përkrahës i madh i e vazhdueshëm i gjithë hendbollit kosovar, trasmeton Klankosova.tv.
Në lidhje me këtë, kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka thënë se komuniteti i hendbollit kosovar ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm.
“Kontributi i tij për sportin tonë dhe për Kosovën në përgjithësi do të kujtohet gjithnjë. Ju keni humbur një anëtar të familjes, por edhe Federata jonë dhe i gjithë komuniteti i hendbollit kosovar ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm”, shkruan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.