Banka Qendrore e ShBA-së i ka lënë normat kyçe të interesit të pandryshuara përsëri.
Duket se ka më shumë të dhëna që inflacioni është duke u vënë nën kontroll, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Me këtë vendim mbahet kufiri i synuar për normën ndikuese të Rezervës Federale në nivelin 5.25 përqind -5.5 përqind , që është më i larti në më shumë se dy dekada.
FED po debaton nëse kostot më të larta të huamarrjes kanë bërë mjaftueshëm për të lehtësuar presionet që rrisin çmimet. Zyrtarët thanë se ende presin të ulin normat deri në fund të vitit.
Por pas rritjes së kostove të huamarrjes në mënyrë agresive në përgjigje të rritjes së çmimeve në vitin 2022, banka po vazhdon të ketë kujdes.
“Ne duam që të jemi të kujdesshëm dhe fatmirësisht me rritjen ekonomike, një treg pune i fortë dhe inflacion i cili është në rënie, ne mund t’ia dalim”, ka thënë Jerome Powell, drejtor i FED-it, gjatë një konference.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.