Lajmet e fundit

Rregullatori amerikan ka aprovuar ilaçin e parë për trajtimin e gripit në 20 vjetët e fundit.
Xofluza është një tabletë që jepet vetëm një dozë për pacientët e moshës 12 vjeç dhe më të rritur para se të nis sezoni i dimrit, me qëllim që të ulë ashpërsinë e gripit dhe shkurton periudhën e simptomave.
Megjithatë, Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka thënë se pacientët duhet të përjetojnë simptomat për më pak se 48 orë.
Studimet kanë treguar se ulë kohën kur njerëzit janë të sëmurë nga 3,5 në 2.5 ditë, si dhe ulë kohën kur njerëzit kanë temperaturë nga 42 orë në një ditë. Gjithashtu bartjen e virusit nga një person në tjetrin e ulë nga katër në një ditë.
FDA ka theksuar se aprovimi i këtij ilaçi nuk nënkupton se është zëvendësim për vaksinat.
