Klubi i Futbollit Prishtina gjatë ditës së sotme ka kryer testimin zyrtar të COVID-19 përpara ndeshjes së nesërme që do ta luajnë nga ora 20:00 kundër kampionit të Andorrës, Inter d’Escaldes në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve
Klubi përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se përveç Abazit i cili është i lënduar, skuadra ishte e kompletuar megjithëse Tolaj nuk është licencuar.
“Nëse skuadra nesër arrin fitoren, do të jetë hera e dytë që kalojmë raundin preliminar pas vitit 2018 në UEFA Europa League. Por, kjo do të ishte hera e parë që skuadra një kapërcim raundi do ta bënte në Ligën e kampionëve”, ka shkruar FC Prishtina në llogarinë zyrtare në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.