Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll FC Prishtina ka dal me njoftim të ri lidhur me situatën e krijuar në Gjibraltar.
Ky klub përmes një njoftimi në Facebook njofton se gjendja duke mjaft e pashpresë për zhvillimin e ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Lincoln, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme tetë futbollistë të Prishtinës kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.
Më poshtë njoftimi i plotë nga FC Prishtina:“Të martën skuadra i kishte 14 lojtarë në dispozicion dhe autoritetet e Gjibraltarit kishin urdhëruar Prishtinën të lëshonte vendin e tyre.Ndërsa sot, vendasit duan të zhvillojnë ndeshjen (!)”.“Përfaqësuesi i klubit, Bajram Shala, me autoritetin tij nga përvoja shumëvjeçare në FFK në raport me UEFA, po bënë përpjekje të jashtëzakonshme me autoritetet e UEFA-s ,që Prishtina t'i ketë 11 futbollistë në dispozicion. Gjendja duke mjaft e pashpresë, por klubi do të bëjë gjithçka çka është në mundësitë e saj”, thuhet në njoftimin e Prishtinës bërë në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VI
SHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.