Lajmet e fundit

Në zyren e tyre ka trofe nga më të ndryshmet.
Në dollapet e shkollës së futbollit “2 Korriku”, u shtuan edhe disa çmime të reja shumë domëthënëse.
Trajneri Ardit Gashi e fitoi çmimin e trajnerit të vitit si dhe epitetin e skuadrës më të mirë me gjeneratën U15 nga Lidhja Rajonale e futbollit të Prishtinës.
Çmimet e njejta i fitoi edhe Ismail Berisha i cili është drejton grupmoshat U13 të 2 korrikut.
Lidhja Rajonale e futbollit të Prishtinës shpërndau edhe çmimet për futbollistët më të mirë. “Topat e Artë” i morën Melos Xhata nga gjenerata U15 dhe Erdi Fazliu që luan për grupmoshën U13.