Kryetari i Federatës së Basketbollit Arben Fetahu, është shprehur i shokuar me lajmin për vdekjen e ish-kryetarit Belul Beqaj.
Fetahu tha se vdekja e Beqajt e ka tronditur të gjithë komunitetin e basketbollit.
Ai tha se kontributi i ish-numrit një të FBK-së ka hyrë në histori.
"Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit. Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë. Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori" - tha Fetahu.
Telegrami i ngushëllimit:
E nderuara familja Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,
Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj.
Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.
Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.
Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.
Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.