Federata e Basketbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e doajenit të sportit, profesorit Arsim Fehmiu.
Në telegramin e ngushëllimet të kryetarit të
FBK-së Arben Fetahu, shkruan se Arsim Fehmiu do të përkujtohet gjithmonë dhe do të mbetet në zemrat tona.
"Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fehmiu dhe gjithë komunitetin e basketbollit", thuhet në telegram.
Arsim Fehmiu vdiq në moshën 91-vjeçare, duke lënë të pikëlluar familjen, shoqërinë, por tërë komunitetin e basketbollit.
Ishte një nga tre themeluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë, duke i vënë bazat e katedrës së Futbollit, Basketbollit, Hendbollit e Volejbollit.
Profesor Arsim Fehmiu ishte mësues i specializuar i shumë sporteve si Noti (1958), Skiimi (1959), trajner Superior i Futbollit (1963), Trajner i Sporteve: Atletikë, Basketboll, Volejboll, Hendboll (pranë Shkollës Federative të Trajnerëve në Beograd).
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.