Lajmet e fundit

Agjentja speciale e FBI-së, Althea Duncan, ka thënë se incidenti në New Orleans me makinë nuk është një akt terrorist.
"Kjo nuk është një ngjarje terroriste", thotë ajo. Kjo bie ndesh me kryebashkiaken e New Orleans, e cila më herët e cilësoi të tillë.
Duncan tha se bë vendngjarje janë gjetur "pajisje shpërthyese të improvizuara" dhe tha se FBI po punon për të zbuluar rastin.
Ajo thekson se publiku duhet të qëndrojë larg zonës, “derisa të kuptojmë se çfarë po ndodh”.
Deri më tani, 10 persona janë raportuar të vdekur dhe 35 të lënduar.