Lajmet e fundit

Xhiroja e 28-të apo faza e fundit e Superligës së Kosovës në Futboll hapet me një duel për mbijetesë. Nikoqirët e Arbërisë që kishin mposhtur në ndeshjen e parë të historisë së tyre në Superligë, Trepçë 89’, tani do të takohen për herë të fundit për të mbajtur gjallë shpresat për mos rënie nga elita. Takimi fillon nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
15:00 ARBËRIA – TREPÇA 89’ ART SPORT 1
Takimi hapës i super javës së 28 do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës. Në shtëpinë e përkohshme të Arbërisë, nikoqirët do synojnë ëndrrën për qëndrimin në elitë duke tentuar pikët maksimale ndaj Trepçës 89. Për momentin Arbëria rënditet në vendin e 9 me 27 pikë të grumbulluara, 3 më pak se Drenica që është një pozitë më lartë.
Trepça 89’ nga ana tjetër që në katër ndeshjet e fundit ka vetëm një barazim dhe tre humbje rradhazi, do kërkoj të rikthehet te fitorja dhe ti ik sa më larg zonës së nxehtë, për të mos e vendosur veten në presion xhirot e fundit. Deri më tani mitrovicasit kanë 32 pikë të grumbulluara dhe rënditen në vendin e 7.
Në takimet mes vete këtë sezon, Arbëria kishte triumfuar ndeshjen e parë me rezultat 0:2, ndërsa në takimin e dytë u revanshaun mitrovicasit duke fituar 1:2. Teksa takimi i tretë kishte përfunduar në barazim 1:1.