Lajmet e fundit

Trajneri Lucien Favre e ka zgjatur kontratën me Borussia Dortmund deri në vitin 2021.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare dhe në llogaritë në rrjetet sociale.
61 vjeçari pati një sezon të kënaqshëm me Bletat duke qenë shumë afër titullit të Bundesligës, si dhe duke i kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e mëparshme e ish-përfaqësuesit të Zvicrës ishte paraparë skadonte më 2020.