Lajmet e fundit

Leo Messi kaloi pushimet në Ibiza javën e kaluar bashkë me Cesc Fabregas dhe Luis Suarez.
Ata ishin në këtë destinacion turistik bashkë me gratë e tyre, e madje edhe fëmijët e tyre.
Por ajo që mori vëmendjen më të madhe të internetit ishte fatura të cilën Messi e kishte paguar në një restaurant në Ibiza e që kapte shifrën e 37 mijë e 300 eurove.
Kjo faturë përfshinte 621 euro në 27 pica, 112 euro për 7 hamburgerë, 4 shporta frutash në vlerë prej 1000 eurosh, dhe 41 shishe shampanjë në vlerë prej 24 mijë eurosh, duke ia bashkangjitur edhe taksën prej 6 mijë e 478 eurosh.