Lajmet e fundit

Këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se është shpallur person non-grata edhe nga Britania e Madhe.
Në lidhje me këtë ka folur kryeredaktori i Klan TV në Shqipëri, Fatos Hakorja, i cili tha se ky ishte një vendim i papritur, pasi sipas tij, Britania e Madhe nuk i është bashkuar ndonjëherë sanksioneve për shpalljen non-grata nga ShBA-të.
Berisha gjatë një konferencë për media bëri të ditur se ai është shpallur non-grata për akuza për korrupsion në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliq, i cili sipas Hakorjat në kohën e Qeverisë Berisha qe përfolur për lidhje me qeverinë dhe favorizim në blerjen e një toke në një zonë bregdetare.
“Akuza këto që Sali Berisha thotë se nuk janë mundur të vërtetohen nga prokuroria e asaj kohe, ku sa ishte në krye të qeverisë Berisha e kishte akuzuar se ishte pjesë e një plani për puç për të rrëzuar Berishën nga pushteti”.
“Në logjiken e Berishës, këto akuza në atë kohë nuk provuar në atë kohë nga Prokuroria e cila nuk kontrollohej prej tij, aq më tepër ishte një prokurore që ishte shpallur në grupin e armiqve të Berishës dhe ai justifikohet se Fallziq ka vijuar të bëjë biznes me Shqipërinë edhe në kohën e Qeverisë Rama”, është shprehur Hakorja në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Hakorja tutje tha se shpallja non-grata edhe nga Britania e Madhe për Berishën vjen në kohën kur ai shpalli ambicien e tij për të rimarrë PD-në
“Protesta e 7 korrikut demonstroi një mbështetje të madhe, e kjo mund të shihet në dy kënde, ose si mbështetje për atë që e thirri, që ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha, ose si shprehje e pakënqaësisë e cila e gjen kanalin e shfryrjes prapë te PD-ja”.
“Në këtë kontekst duket se Berisha, teksa ka shprehur ambicien për ta rrëzuar Qeverinë Rama dhe për të qenë ai kryeministër i një vendi, besoj se sanksioni i Mbretërisë së Bashkuar është në kuadrin për ta frenuar një person të shpallur non-grata nga ShBA-të që të mund të kandidojë për kryeministër, pra, kjo është logjika që më çon ky vendim”, është shprehur Hakorja, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në maj të vitit të kaluar, Sali Berisha ishte shpallur si person non-grata edhe nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.