Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, nuk është tërhequr nga deklarata skandaloze e tij në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit, që u dënua me burgim të përjetshëm.
Në një postim që e ka bërë sonte në Facebook, Geci e ka forcuar më tej qëndrimin e tij, duke u shprehur se ato fjalë i ka shkruar vetë dhe kanë qenë në 'mënyrë spontane', transmeton Klankosova.tv
Ky reagim erdhi pasi xhaxhai i tij, Gani Geci, tha se nipit ia ka shkruar dikush i afërt i Kurtit atë fjalim.
Këto deklarata, Fatos Geci i quajti spekulime.
“Mjaftë më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci.
Nga deklarata e tij janë distancuar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/urimi-i-gecit-deklarohet-kurti-besojme-ne-pafajesine-e-katershes-se-uck-se111/
https://klankosova.tv/citaku-per-urimin-e-deputetit-geci-per-denimin-e-thacit-duhet-te-ndiheni-te-turperuar/
https://klankosova.tv/djali-i-agim-ramadani-e-quan-analfabet-gecin-marre-te-kofte-cfare-mbiemri-mban/
https://klankosova.tv/faton-klinaku-ai-qe-e-ofendon-hashim-thacin-eshte-tradhtar-e-bir-tradhtari/
https://klankosova.tv/musliu-reagon-per-gjuhen-e-gecit-ndaj-citakut-nuk-frikesohemi/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.