Lajmet e fundit

Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, është kthyer në futbollin izraelit. Ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën Bnei Yehuda. Momentalisht ky ekip ka 16 pikë nga 18 ndeshje teksa vitin e kaluar përfundoi në vend të shtatë.
32-vjeçari nga Peja me parë ka luajtur për skuadrën polake Wisla Krakow.
Teksa karrierën e ka nisur te Besa e Shqiponja, për t'u transferuar te Buduqnosti i Podgoricës, ndërkaq ka luajtur edhe për këto ekipe: Dinamo Zagrebin, Changchung Yatain, Dinamo Minskun, Dinamo Moskën, Mechelenin, Maccabi Netanyan dhe Wisla-n. Me skuadrën e re ka firmosur deri në fund të edicionit.
Beqiraj mban rekordin për me së shumti paraqitjet te Mali i Zi. Ka dhjetë gola në 74 ndeshje