Qytetari Faton Tahiri është nderuar me një mirënjohje për aktin heroik në shpëtimin e një gruaje, e cila disa ditë më parë ra me veturë në liqenin e Livoqit.
Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë jetën e tij në rrezik, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ia ndau mirënjohjen për trimërinë që ka treguar.
“Fatoni është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve. Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, ka thënë Hyseni në një postim në Facebook ku ka ndarë edhe fotografi, raporton Klankosova.tv.

https://klankosova.tv/akt-heroik-gjilanasi-shpeton-gruan-qe-ra-me-veture-ne-liqenin-e-livoqit-video1111/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.