Michael Fassbender është listuar që të luajë në dramën e David Fincher për Netflix, The Killer.
Fincher është listuar në këtë projekt që nga viti 2007 dhe Brad Pitt ishte planifikuar për të aktruar në atë kohë.
THR po raporton se filmi mund të kalojë në produksion gjatë këtij viti.
Filmi po shkruhet nga Andrew Kevin Walker, I cili shkroi filmat e njohur Se7en, The Game dhe Fight Club.
Michael do të luajë rolin e një “vrasësi që fillon të plasë psikologjikisht ndërsa zhvillon një ndërgjegje, edhe kur klientët e tij vazhdojnë të kërkojnë aftësitë e tij”.
Michael nuk ka pasur një film të publikuar që nga X-Men: Dark Phoenix i vitit 2019, kështu që ky mund të jetë projekti i tij i parë i mardh rikthyes.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.