Skuadra e Feronikelit e ka konfirmuar Faruk Elshanin, si trajner të klubit për edicionin e ri.
“Elshani u konfirmua edhe një herë nga klubi si krye-trajner për sezonin që po hyjmë duke pasur edhe mbështetjen e lojtarëve, edhe të Kryesisë së Feronikelit”, thuhet në njoftim.
“Tigrat e Zi” nga Drenasi gjatë ditës së shtune në ambientet e klubit patën takimin me lojtarë, ku u diskutua edhe për planet e sezonit 2021/22.
Gjatë ditës së hënë, pritet të fillojnë stërvitjet me intensitet më të lartë, stërvitje në të cilat do të bashkohen edhe prurje të reja.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.