Lajmet e fundit

Pas dokumentimit të komunikimeve dhe kushteve të ofruara për përgatitjen e një teme diplome me pagesë, Kiks Kosova vendosi ta ballafaqojë drejtpërdrejt faqen, duke e informuar se pas profilit përmes të cilit ishte realizuar komunikimi qëndronte ekipi i gazetarëve të emisionit.
Në mesazhin e dërguar, Kiks Kosova kërkoi sqarim lidhur me dyshimet për shkrimin e temave të diplomës me pagesë, duke theksuar se praktika të tilla përbëjnë shkelje etike dhe të rregulloreve të institucioneve të arsimit të lartë.
Pas këtij ballafaqimi, faqja reagoi me një përgjigje zyrtare, në të cilën mohoi se ofron shkrim të temave të diplomës apo punimeve akademike për dorëzim në emër të studentëve.
Faqja thekson se çdo punim, sipas tyre, realizohet dhe dorëzohet vetëm nga vetë studenti dhe në përputhje me standardet etike akademike.
Megjithatë, gjatë komunikimeve paraprake me Kiks Kosova, ishin dhënë informacione të qarta për përgatitjen e temës brenda dy javësh, pagesën prej 350 euro, si dhe ndarjen e pagesës në dy këste.
Detajet i gjeni në videon më poshtë: