Lajmet e fundit

Fotografja Rachel Cox për herë të parë ka marrë dhuratë një aparat fotografik nga gjyshja e saj.
“Gjyshja ime ma dhuroi për herë të parë një aparat fotografik dhe mësova që të fotografoj duke e fotografuar atë”, ka thënë Cox.
Ajo shpjegon se kur gjyshja e saj u diagnostifikua me sëmundje mendore dhe mjekët i kishin thënë që kishte vetëm disa vite jetë, ajo vendosi që këto vitet e saj t’i dokumentojë me anë të fotografive.
“Doja që të rikrijoja një tip të portretit të cilin do të mund ta vizitoja edhe pasi që ajo të ketë ikur”, ka thënë ajo.
Cox e ka realizuar fotosesionin të cilin e ka quajtur “Fantazma me shkëlqim" dhe fotografitë i ka realizuar vetëm në kohën kur gjyshja e saj nuk ishte e vetëdijshme që po shkrepeshin.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të realizuara nga Cox.